Luft*ëtarët kurdë në Siri tërhiqen 32 kilometra nga kufiri

18

Moskë, 24 tetor – Kurdët e Forcave Demokratike Siriane janë tërhequr 32 kilometra nga kufiri me Turqinë, bëri të ditur një përfaqësues anonim i këtyre forcave, transmeton gazeta KOHA.

Paraprakisht, zëvendësministri  rus i Punëve të Jashtme Sergej Vershinin deklaroi se forcat kurde filluan të tërhiqen nga rajoni në afërsi të kufirit turk me Sirinë.

“Me kënaqësi vërejmë se po zbatohet marrëveshja e arritur në Soçi. Gjithçka po zbatohet”, tha Vershinin.

Moska tashmë ka dërguar një numër të caktuar të policëve ushtarakë në zonën ndërkufitar mes Turqisë dhe Sirisë, në bazë të marrëveshjes së arritur të martën mes presidentëve Putin dhe Erdogan.(koha.mk)

Comments are closed.