Një grup luftëtarësh të Grupit Shteti Islamik ka dalë nga qyteti sirian i Rakës, në bazë të një marrëveshje për tërheqje me milicitë që gëzojnë mbështetjen amerikane, që i kishin rrethuar ata. Një zëdhënës i milicisë sot se luftëtarët kishin marrë civilë me vete për t’i përdorur si mburoja njerëzore. Ndërkohë luftimet kanë vazhduar mes forcave demokratike siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe ekstremistëve të ISIS-it. Më herët një zëdhënës tha se nëse ka luftëtarë të Shtetit Islamik që nuk kanë dalë nga Raka, ata do të detyroheshin “të dorëzoheshin ose të vdisnin”.