Damask, 20 mars – Luftëtarë të grupit Shteti Islamik ndërmori kontrollo mbi paralagjen gjysmë të zbrazët në Damask, pas një luftimi të ashpër me forcat proqeveritare, kumtoi sot organizata joqeveritare, Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Sipas Qendrës, xhihadistët e kanë ndërmarrë paralagjen e Damaskut, Kadam, pasi që para një jave kryengritësit sirianë ua kanë dorëzuar autoriteteve në Damask.
Qendra thekson se në betejë kanë vdekur 36 pjesëtarë të forcave proqeveritare, ndërsa dhjetëra janë lënduar ose zënë rob, duke shtuar se autoritetet kanë dërguar përforcim në Kadam.
Para kësaj, SHI-ja në Tuiter publikoi se e ka ndërmarrë paralagjen.
Tash për tash nuk ka koment të informacioneve të këtilla nga autoritetet siriane.
Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi paraprakisht se gjatë sulmit kanë humbur jetën 15 fëmijë dhe dy gra, të cilët kanë qenë të sistemuar në shkollë.