Memedali Jashari nga Çajlana e Shkupit duhet të nderohet dhe vlerësohet në instancat më të lart të kombit tonë bashkë me shokët luftëtar dhe ato që ranë në altarin e lirisë.
Mr.sc. Besnik RAMETI
Memedali Jashari u lindur 10.02.1912 në f. Çajlanë rrethinës së Shkupit nga babai Osmani dhe nëna Nazife rrjedh nga një familje atdhetare e varfër që janë marr me bujqësi dhe blegtori që ka qenë profesion i gjithë familjeve shqiptare në krahinën e Dervenit të Shkupit sepse nuk ka pasur shkolla të hapura dhe industrinë këtë rajon , ai ka qenë i martuar dhe ka pasur 5 fëmijë.
Me pushtimin e Shkupit nga forcat ushtarako bullgare edhe krahina e Dervenit bëhet pjesë e administratës dhe sundimit bullgar, Memedali Jashari arratiset në Tetovë ku u bashkëngjitet forcave kaçake shqiptaren. Nga forcat ushtarako fashiste italiane burgoset në në burgun e Gostivarit transferohet në burgun e Tiranës dhe më vonë të Korçës me dënim të rëndë.
Memedail Jashari bashkë me disa shok arratiset dhe kthehet në vendlindje si një ushtar i përgatitur ku do ti bashkëngjitet forcave vullnetare shqiptare që vepronin në Derven me Batalionin e Treskës nën Komandën e Mamish Ibrahim Bukovçit ku ai u zgjodh nënkomandant ku veproj me shumë shokë si Shefqet Latifi, Bajram Çilafi etjerë dhe në Betejën e Treskës dolën fitimtar dhe nuk lejuan që forcat partizane të depërtojnë në Tetovë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ai amnistohet dhe përkrah ideologjinë e NDSH-së në Derven në vitin 1955 burgoste me burg të përjetshëm dhe akuzohet vrasjen e deputetit dhe komandantit te forcave partizane Fidan Janakievski ne një beteje në Malin Vodno, si dhe te oficerit Vaso te vrare mbi fshatin Gërçec. Sipas dokumenteve gjykata e Shkupit ja ul dënimin në 20 vjet burg. Memedali Jashari kishte qëndruar 15 vetë në burg dhe pasi u lirua ai pati një jetë të vështir duke punuar punë të rënda dhe private pa pension por i qetë krenar dhe modestë në punët atdhetare.
VEPRIMTARIA LUFTARAKE E MEMEDALI JASHARI NË DERVEN GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1941-1945
Agresioni i ndërmarrë nga Italia fashiste më 7 prill të viti 1939 përfundoi me pushtimin e vendit. Pushtimi i Shqipërisë ishte pjesë e planeve Strategjike të Fuqive të Boshtit për vendosjen e regjimeve fashiste në rajonin e Ballkanit e të Mesdheut, një zone me rëndësi strategjike. Më 7 prill 1941, në orën 17, trupat gjermane hynin në Shkup sulmi gjerman si një rrufe e pa pritur në një qiell ende të katërt. Territori i Maqedonisë së Vardarit do të ndahet sipas marrëveshjes së mëparshme në bisedimet e Vjenës 20-29 prill 1941. Sipas ndarjes qyteti i Shkupit, Kumanovës Velesit, Manastirit ishin nën sundimin bullgar dhe administratën e saj ndërsa qytetet si Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga ishin nën sundimin dhe administratën italiane.
Sundimi bullgar vepronte egërsisht ndaj popullatës shqiptare në Derven dhe merrte edhe ushtar regrut të cilët i angazhonte në ushtrinë bullgare e njëjta ishte kërkuar edhe nga shumë djem dhe familje shqiptare të rrethinës së Shkupit të njëjtin fat e kishte pasur edhe Memedali Jashari i cili nuk pranoj të jetë në shërbimin ushtarak bullgar dhe arratiset për Tetovë ku u bashkëngjitet forcave kaçake shqiptare dhe e kishte më lire të vepronte në ato zona të administratës italiane dhe vepronte në forcat e xhandarmerisë shqiptare por ushtria italiane u përballte edhe me këto forca shqiptare qe vepronin në Prefekturat si në Tetovë. Ne ndërkohë lindin mospajtime me ushtrinë fashiste italiane dhe ai burgoset ku dërgohet ne burgun e Gostivarit, prej ku pas një tentative për arratise e transferojnë në Tiranë dhe së fundmi në Korçë. Në Korçe gjyqi ushtarak e dënon me burg te rëndë, prej ku nuk i mbetet tjetër veçse të organizoje plane për arratisje. Se bashku me shokë, pas rreth dy vitesh arrin te arratiset dhe me ndihmën e shokëve arrin në f.Llabunishtë të Strugës ku qëndron për një periudhë, prej nga vazhdon rrugëtimin për në vendlindje.
Me kthimin në shtëpi Memedaliu ishte një ushtar i përgatitur mirë i aftë dhe do ti bashkëngjitet Forcave Vullnetare Shqiptare që ishin krijuar në Derven dhe Karshiakë të Shkupit ku ishte krijuar Batalioni Treska nën komandën e Mamish Bukoviçit i cili do të jetë i organizuar në katër çeta: 1. Çeta e Shaban Satapetkës me qendër në Satapetkë; 2. çeta e Shefqet Latifit me qendër në Gërçec; 3. Çeta e Daim Kopanicës dhe 4. Çeta e Bajram Raçes, këto çeta kishin me vete 2000 ushtar dhe mbanin nën kontroll një pjesë të madhe të Karshijakës dhe Dervenit, Memedaliu caktohet zëvendës komandant i Forcave Vullnetare Shqiptare në rajonit te Dervenit, ku në mënyrë aktive merr pjesë në të gjitha betejat për mbrojtjen e popullatës shqiptare në Derven dhe Karshiakë. Njihet angazhimi i tij në betejat e Matkës, Shishovës, Gllumovës, Satapetkës dhe Grçecit. Është një ngjarje rëndësishme të theksohet se Memetaliun. Por sa erdhi lajmi, të gjithë shokët dhe fshataret bashkë me dhëndrin e ri turren për nëbetejën e ashpërkundër forcave partizane kjo ka ndodhur më 24 tetor, ku ka vepruar Brigada e III partizane të cilët ishin vendosur në Barovë, Çiflikë dhe Satapetkë ku mendonin që natën të marshon për në Shishovë dhe Gllumovë, goja për pastrimin e bandave. Meqë nuk kishte kalim mbi Treskë për në Gllumovë, brigade u detyrua të shkoj nga fshati Gërçec dhe aty në orën 1:30 u ndeshën me forcat shqiptare. Të gjitha Batalionet tentonin të kalonin lumin Treska dhe Batalioni i III kishte qëllim të sulmon Gllumovën. Shqiptarët kishin zen pritat dhe i dhen humbje të madhe armikut ku i detyruan forcat sllavo-maqedone të tërhiqen. Brigada e III e Divizionit 42, serish më 25 tetor në ora 9 i afrohet Gllumovës por pas disa orësh u detyruan të tërhiqen dhe të vendosen në f. Sonje dhe Çiflikë , pas dy ditësh luftimesh triumfojnë forcat shqiptare. Nga dëshmitarët e kohës thuhet se pas betejës fshataret e Gllumovës kanë pare kufoma te armikut nëpër fushën e tyre dhe rrjedhës së lumit Treska. Në këto beteja ka treguar guxim të madh Memedali Çajlana. Ai gjithashtu njihet si një luftëtar trim por edhe mjaft human. Nga dëshmitë që jep populli shqiptar por edhe joshqiptar të f. Shishovë dhe f. Matkë të dhëna dhe të dëshmuara pas LDB-së mund të vërehen dhe të shihet qartë se ai e ka mbrojtur popullatën civile, dhe ka vepruar me humanizëm ndaj robërve te luftës. Karakteristikë e tij ka qenë lufta frontale, por edhe ajo diversantë, siç dëshmojnë edhe shume legjenda dhe gojëdhëna te popullatës vendase.
JETA E MEMEDALI JASHARIT PAS LUTËS DHE BURGOSJA NË VITIN 1955
Në vitin 1944, Memedaliu ishte në moshë 32 vjeçare, sipas zakoneve të vendit, familja kishte insistuar që ai të martohej, dhe kështu ndodhi, po atë vit ai organizoi edhe dasmën në kushte lufte. Ajo çka ndodhi ne ditën e dasmës, është mjaft interesante dhe rrëqethëse njëkohësisht forcat partizane, kishin menduar se ne ditën e dasmës se njërit prej luftëtareve më me zë të Forcave Vullnetare Shqiptare në Derven është fjala për Memetalin do të martohet dhe është moment i duhur për t’i sulmuar fshatrat shqiptare. Ne pasditen e dasmës, krisin pushkët për gjatë rrjedhës se lumit Treska të organizuar nga ushtria partizane. Shpejt lajmi arriti edhe në Çajlanë ku ishin edhe paria e grupit të cilët martonin shokun e tyre
Është me rëndësi të theksohet se Aktiviteti i Memedali Jasharit me shokët për të mbrojtur tokat dhe popullatën shqiptare nuk ka përfunduar me mbarimin e Luftës, ata kane qëndruar nëpër male edhe disa muaj pas krijimit të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, deri sa është dhënë amnisti e përgjithshme kur janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Ai ndjekë dhe vazhdoi aktivitetin tij ilegal duke mbështetur organizatën e NDSH-sënë Derven nën udhëheqjen e Qemal Skenderit së bashku me shumë shokë dhe veprimtar edhe ne vitet me pas, kjo dëshmohet edhe nga dokumentet e OZN-së dhe UDB-së Jugosllave të cilat e kanë ndjekur aktivitetin e tij deri në burgosjen e tij në vitin 1955, kur edhe dënohet fillimisht me burg te përjetshëm dhe heqje e të drejtave dhe lirisë qytetare.
Akuzat që kanë rënduar mbi të kanë qenë të shumta për aktivitetin e tij atdhetare gjatë luftës por edhe pas saj, një pjese e së cilave edhe të fabrikuara nga organet shtetërore dhe të sigurisë nga UDB-ja Jugosllave me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre nga tereni. Ai ështëdënuarpër vrasjen e deputetit dhe komandantit te forcave partizane Fidan Janakievski ne njëbeteje ne Malin Vodno, si dhe të oficerit Vaso të vrare mbi fshatin Gërçec. Për akuzën e parë, ai edhe pas daljes nga burgu pohonte se ka qenë pjesëmarrës dhe udhëheqës i betejës që janë zhvilluar në Lumin Treskë në tetor të viti 1944 dhe fshatrat e Dervenit në forcat atdhetare shqiptare , dhe se ne betejë kanë luftuar për të mbrojtur popullatën civile të Dervenit, dhe siç thotë ai citoj: “ne beteje triumfon me i forti, dhe pëson më i dobëti, por pas betejës secila palë i numëron vet viktimat e veta”.
Sipas dokumenteve arkivore nga dosja e tij në burgun e Idrizovës, rezulton se pas 5 viteve vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm, instancat gjyqësore ia ulin dënimin në 20 vjet burg të rendë, dhe më pas ia heqin edhe 3 vite të tjera dhe në fund ai lirohet pas vuajtjes mbi 15 viteve burg te rende ne Idrizovë. Aktiviteti i tij ka vazhduar edhe ne burgun e Idrizovës, ku ai vuajti dënimin, siç mund te vërehet nga raportet policore dhe të burgut. Pas burgut të rende dhe të gjatë, atij i mbërrin pleqëria kur u detyrua te punonte punë të renda dhe private për të siguruar jetën dhe nga shteti ngeli gjithë jetën pa pension, sepse ata e kanë quajtur armik dhe kundërshtar por edhe si Ballist, Për veprën atdhetare që e ka bërë me shokët dhe vuajtjet që i ka përjetuar nga torturat në burg ai ka qenë krenar dhe njëkohësisht ka qenë modestë punëtor dhe shembull për aktivitetin e tij dhe shokëve të vet. Në fund Memedali Jashari nga Çajlana e Shkupit duhet të nderohet dhe vlerësohet në instancat më të lart të kombit tonë bashkë me shokët luftëtar dhe ato që ranë në altarin e lirisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Memedali Çajlanën dhe nga studiuesit duhet më saktë të hulumtohet dhe të studiohet kjo periudhë në Luftën e Dytë Botërore në Derven të Shkupit.