Luftë për mbijetesë e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Mijëra muslimanë të Arakanit në kampin Kutupalong në Cox’s Bazar të Bangladeshit çdo ditë luftojnë për mbijetesë. Duke ikur nga përleshjet dhe dhuna në Mianmar, shpëtimin përpiqen ta gjejnë në Bangladeshin fqinj. Qindra mijëra deri më tani kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në kampet pa kushte.  Shumë prej tyre kanë humbur jetën në “rrugën e shpëtimit” nga Mianmari për në Bangladesh. Nën pretekstin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar të paktën 200 fshatra muslimane javët e fundit, me ç’rast qindra mijëra banorë lokalë u detyruan të iknin në Bangladesh. Për shkak të faktit se nuk lejohet qasje e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare në rajonin e krizës, është e pamundur të flitet për bilancin e saktë të vuajtjeve në sulmet ndaj vendbanimeve muslimane.