Ndeshjet derbi në kampionatin turk kanë qënë gjithmonë të zjarrta, por ai i djeshmi mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit i kaloi të gjitha pritshmëritë.
Përveç atmosferës së jashtëzakonshme të krijuar nga tifozeria vendase, në fushën e lojës pati një betejë të vërtetë mes lojtarëve, të cilët nuk i kursyen ndaj kundërshtarëve ndërhyrjet e ashpra si dhe zënkat me njëri-tjetrin. Arbitri turk Palibik nxori nga xhepi plot 9 kartona të verdhë dhe 5 të kuq, 3 për Beshiktashin dhe 2 për Fenerbahçen.
Në fund, ishin vendasit e Fenerbahçes atë që triumfuan me rezultatin 2-1 falë dy 11 metërshave të shndërruar në gol nga Giuliano në minutën e 20-të dhe Jansen në të 86-të. Golin për Beshiktashin e shënoi Rajan Babel.