Dy futbollistë të ekipit brazilian Flamengo nuk arritën të ruanin qetësinë, edhe pse skuadra e tyre po fitonte 2-0 në derbi ndaj Corinthians.
Në mes të fushë Felipe Vizeu and Rhodolfo u goditën kokë më kokë, duke i befasuar të gjithë të pranishmit në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-0 në favor të tyre.
Së pari ata fjalosen me njëri tjetrin, pastaj portieri Diego Alves përpiqet të ndërhyrje, ndërsa Rhodolfo dëgjohet duke thënë se do t’a nxirrte jashtë Vizeu’n, e krejt kjo përfundon me konfrontim fizik.
Por, nuk përfundon me kaq. Disa minuta më vonë, Vizeu shënon golin e tretë për Flamengon dhe menjëherë i drejtohet bashkëlojtarit të tij Rhodolfo, të cilit i tregon gishtin e mesëm.