Tom Sommer dhe shoku i tij nuk do ta kishin menduar se gjuetia e ditës së hënë mund të ishin edhe orët e fundit të jetës së tij. Teksa po gjuanin për arinj në Montana të SHBA-ve ata u sulmuan nga një ari gjigant, i cili për pak e vrau Tomin. “Ndjeja kockat e mia që shtrëngoheshin”., – tregon ai pasi i shpëtoi sulmit, përcjell Albeu.com. Sulmi i ariut zgjati disa minuta duke shkaktuar një të çarë rreth 20 centimetër në kokë, të cilat u mbyllën me 90 të qepura. Ariu që sulmoi Tomin dhe shokun e tij quhet “Grizzly Bear” dhe janë nga më të mëdhenjtë në botë.