Luftë edhe për Arktikun

20

 

Në vitin 2017, Norvegjia do të dërgojë në territorin e saj njësi të batalioneve amerikane detare- për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ato do të jenë më shumë ushtarë nga forcat speciale, që janë të vendosur me principet e punëve të sabotuara nga ana e kundërt e kundërshtarit. Për Norvegjinë dhe SHBA-në, që janë anëtare të NATO-së, ai kundërshtar publikisht është Rusia. Siç thekson ministrja e Mbrojtjes, zonja Ine Eriksen Sjurajde, oficerët dhe ushtarët amerikan do të qëndrojnë në bazën luftarake Vernes në pjesën qendrore të mbretërisë. Duke pasur parasysh që baza gjendet jo më afër se 1000 kilometër nga kufiri rus, forcat detare të SHBA-së janë burim i kërcënimit potencial për Federatën ruse. Sjurajde nuk fsheh që ushtarët norvegjez dhe njësitë speciale në Pentagon “do të fitojnë mundësinë të trajnohen në pjesë të tjera të vendit”. Asgjë për tu habitur sikur të vërehen edhe në rajonet akua-territoriale tek bazat ushtarake detare në flotën veriore ruse, ku janë të vendosura nëndetëset bërthamore me armë bërthamore. Mediat perëndimore tanimë shkruajnë që në SHBA, duke vendosur përbërjen konvencionale dhe duke shpërndarë gjeografinë e kontingjenteve të tyre luftarake në Baltik, dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore, mbledhin potencialin luftarak edhe në zonën arktike. Më 30 qershor, Islanda dhe SHBA nënshkruan marrëveshje sipas së cilës në ishull do të vendosen forcat amerikane. Qeveria e Islandës ka për qëllim të ia ofrojë SHBA-së bazën luftarake në Kepllavik, ku Uashingtoni mund të prodhojë secilin lloj të aktiviteteve me qëllim “forcim i mbrojtjes së Islandës, dhe përkrahje  të sigurisë në ujërat territoriale të NATO-së”. Siç informonte Si-En-En në shkurt të këtij viti, duke cituar komandantin e Brigadës së ekspeditës së dytë detare të SHBA-së, Vilijam Bentli, Pentagoni tanimë ka hedhur tanket, artilerinë dhe mjetet e logjistikës (pothuajse 6,500 njësi) më shpella të fshehura në Norvegjinë qendrore. U theksua që i shërbejnë edhe 100 ushtarë norvegjez dhe amerikan. Në shpella mund të vendosen pothuajse 15.000 ushtarë. Bentlli në veçanti theksoi që “vendosja e armëve afër kufijve të Rusisë u mundëson ushtarëve amerikan të risin përgatitjen operative dhe të zvogëlojnë kohën për reagim në raste krize”. Koloneli nuk precizoi se për çfarë lloj krize bëhet fjalë. Por qartë duket lidhja për shfrytëzim eventual të armëve atomike nga SHBA. Jo rastësisht presidenti Vladimir Putin që para dy vitesh tha që “ Arktiku për ne luan rol të madh në pikëpamje të garantimit të sigurisë sonë, por fatkeqësisht atje janë të vendosura nëndetëset e SHBA-së- jo larg nga brigjet e Norvegjisë. Të theksoj që raketat e atyre nëndetëseve kanë 15-16 minuta largësi nga Moska”. “Por, edhe flota jonë atje ka një pjesë të madhe të flotës së përgatitur, theksoi lideri rus. Siç deklaroi në shkurt të vitit 2014 shërbimi informative i forcave ushtarake detare në SHBA: Uashingtoni përgatitet të ris pjesëmarrjen e saj ushtarake në detet arktik në lidhje me tempon e zmadhuar me të cilën ngrohet mbulesa e ftohtë. Dhe për këtë qëllim, Pentagoni që atëherë përpunoi një plan special për ndikim në Arktik. “Ai version shtesë i planit që e përgatitën FUD-ja dhe SHBA-ja në mënyrë efektive të reagojë në situatat e ardhshme të paparashikueshme , e zbulon rolin e tyre udhëheqës në Arktik në përbërjen e ministrisë së mbrojtjes dhe e thekson përkrahjen e FUD-së për realizimin e prioriteteve nacionale”, shkroi në parathënien e versionit të ri të dokumentit kryetari i shtabit të FUD të SHBA-së, Xhonatan Grijnart. Në fakt, SHBA bëri plan për shtrirjen e ndikimit të saj në Arktik para se të fillojë lufta në Donbas, ndërsa Krimeja u bë pjesë e Rusisë. Nga atëherë, ndikimet luftarake në Pentagon dhe në Aleancën veriore atlantike filluan të realizohen me përmbajtje konkrete me tempo të përshpejtuar. U bënë ushtrime të rregullta luftarake të NATO në zonën arktike. Dhe siç më para tha zëvendëskryeministri rus, Dmitrij Rogozin, që njëkohësisht ishte edhe përfaqësues i Moskës në NATO , në Bruksel ende është aktuale e lindura që nga viti 2010 “ideja për t’u krijuar komandë arktike në Aleancën Veriore atlantike”. Rusia, siç theksoi para një kohe Vladimir Putin , do ta forcojë infrastrukturën e saj luftarake në Arktik, dhe gjithashtu edhe infrastrukturën e ministrisë së saj për situata të pazakonta. “Për shkak se duhet ta sigurojmë edhe kalimin edhe të anijeve në marshet e tregtisë, dhe jo për të luftuar dhe të konfrontohemi me dikë atje”, tha ai. Tanimë kalohen edhe mjaft përpjekje për këtë qëllim. Në kohën e raportit për punën e ushtrisë, ministri i Mbrojtjes, Sergej Shojglu, theksoi që deri në fund të vitit “ do të dorëzohen për eksploatim objekte nga zona arktike- të Franc Josifovës dhe në ishujt Kotelin, Vrangel dhe Shmid”. Siç është e njohur, ekipi i ministrisë më parë e shikoi “Planin për ndikim në Flotën Veriore për periudhën 2016-2020”, që ka të bëjë me formimin e pjesëve luftarake me qëllim të garantimit të sigurisë së Federatës ruse në Arktik”. Atëherë Shojglu theksoi që përveç ndërtimit të bazave dhe objekteve ushtarake , vëmendje të veçantë do t’i vihet forcimit të sistemit të kontrollit në strukturën ajrore në Arktik. “Për këtë qëllim, në dhjetor të vitit 2015 është formuar armata e 45 e Forcave luftarake dhe Mbrojtja luftarake në Flotën veriore. Për kujdestari luftarake në mbrojtjen luftarake – pjesë të rëndësishme nga njësitë radioteknike dhe nga njësia tokë-ajër, janë të pajisura me komplekse të modernizuara EC-300 Favorit, në vendin Fran-Josifova, Vendi i Ri, Vendi Verior dhe Ishujt novosibirski”, theksoi kryetari i ministrisë luftarake. Përveç kësaj, Moska e rriti ekipin e saj luftarak që është vendosur në Arktik në përbërje të përhershme. “Kjo do të rrit mundësitë e forcave të armatosura të reagojnë në kërcënimet dhe parashikimet adekuate , si dhe të mundësojë mbrojtje të interesave nacionale në rajon”, theksoi ministri i mbrojtjes. Sipas informatave nga Andrej Petrakov, drejtor gjeneral i fabrikës së armëve Tajfun në Kaluga, deri në fund të vitet duhet që në Flotën Veriore të vendoset sistem të raketave Ball, për kryerjen e detyrave në Arktik. Nuk ka informacione se ku saktë do të vendoset ai kompleks. Por është e mundshme të dërgohet në gadishullin Kolsik, që të mbulojë atje bazat e vendosura luftarake nga Flota e Veriut. (Nezavisimaja)

Comments are closed.