Lufta tregtare e presidentit Donald Tramp i ka kushtuar ekonomisë amerikane 7,8 miliardë dollarë ose 0,04 për qind humbje për BPV të shtetit në vitin 2018. Këto janë rezultatet analizës së një grupi të ekonomistë të fakulteteve prestigjioze në SHBA.
Autorët e këtij dokumenti kumtuan se kanë analizuar ndikim afatshkurtër të aksioneve të Trampit dhe kanë konfirmuar se importi nga vendet tjera është ulur për 31,5 për qind, përderisa eksporti i SHBA-së ka rënë për 11 për qind. Ata gjithashtu zbuluan se humbjet vjetore të konsumit dhe prodhuesve janë 68,8 miliardë dollarë.
“Pas përllogaritjeve për të ardhura më të larta tarifore dhe fitime për produktet vendore nga çmimet më të larta, humbja e përgjithshme është 7,8 miliardë dollarë”, ose 0,04 për qind të BPV-së, thonë hulumtuesit.(koha.mk)