Michael Emenalo ka dhënë dorëheqjen si drejtor teknik i Chelsea-it. Ai ka qenë një figurë kyçe në mekanizmat e klubit londinez nën drejtimin e Roman Abramovich, por ka qenë nën një presion të madh për shkak të luftës së brendshme që po zhvillohet mes Marina Granovskaia, krahu i djathtë i Abramovich, dhe trajnerit Antonio Conte. E ardhmja e këtij te fundit te londinezët nuk është aspak e sigurt, por ai, sipas shtypit anglez, nuk është arsyeja për largimin e nigerianit.
Kështu, pas pakënaqësive të verës për një merkaton të varfër dhe një fillim sezoni aspak të mirë, te Chelsea ka rënë koka e parë. Dhe tani mund të fitllojë revolucioni: pas 10 vitesh, drejtuesi historik i epokës Abramovich, Michael Emanolo, është larguar nga klubi. Ka qenë një vendim personal i tij dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi. Duke filluar nga Abramovich, të gjithë e kanë përshëndetur ish-drejtuesin, duke përfshirë këtu edhe Marina Granovskaia me Antonio Conte, i cili ka thënë: “Më vjen shumë keq që largohet, më ka dhënë shumë këtu. I uroj më të mirat”.