Pasi vulosi kufirin e tij në përgjigje të pandemisë gjatë vitit të kaluar, vendi ka qenë më i prerë se kurrë më parë nga bota e jashtme. Madje, furnizimet vitale dhe tregtia nga Kina fqinje pothuajse u ndalën. Edhe pse disa furnizime kanë filluar të kalojnë, importet janë ende të kufizuara. BBC shkruan se ky “izolim i vetë-imponuar” e ka përkeqësuar më tej ekonominë tashmë të dështuar, ku paratë futen në ambiciet bërthamore të regjimit
Gjatë kohëve të fundit, Koreja e Veriut ka prezantuar një ligj të ri gjithëpërfshirës, i cili kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj duke ndëshkuar ashpër këdo që kapet me filma të huaja, veshje apo edhe duke përdorur zhargon. Yoon Mi-So ka treguar për agjencinë e lajmeve, BBC, se ka qenë në moshën 11 vjeçare kur ka parë për herë të parë një burrë të ekzekutuar pasi ishte kapur me një dramë koreano-jugore. Dhe e gjithë lagjja e tij ishte urdhëruar që të shihte momentin e ekzekutimit. “Nëse nuk do ta bënim, do të klasifikohej si tradhti”, është shprehur ajo për BBC-në nga shtëpia e saj në Seul.
Kjo bëhej që rojet e Koresë së Veriut të siguroheshin që të gjithë ta dinin se dënimi për kontrabandë me video të paligjshme ishte vdekja. “Unë kam një kujtim të fortë të burrit që i kishin lidhur sytë, unë ende mund të shoh lotët e tij të rrjedhin. Kjo ishte traumatike për mua. Lidhja e syve ishte zhytur plotësisht në lotët e tij”, ka treguar Yoon Mi-so. “Ata e vunë në një kunj dhe e lidhën, pastaj e qëlluan”, vazhdon ajo.
“NJË LUFTË PA ARMË”
BBC e ka përshkruar jetën në Korenë e Veriut si “një gjendje bllokimi të vazhdueshme pa internet, pa media sociale dhe vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti të dizajnuara për t’ju treguar atë që udhëheqësit e vendit duan të dëgjoni. Dhe shtrëngesat e lideri të saj, Kim Jong-Un, kanë shkuar edhe më tej me futjen e një ligj të ri gjithëpërfshirës kundër asaj që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”. Kjo do të thotë se kushdo që kapet me sasi të mëdha mediash nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia, do të përballet me dënimin me vdekje. Dhe ky ligj nuk ka të bëjë vetëm me atë që njerëzit shohin. Kim Jong-Un shkroi një letër kohëve të fundit në mediat shtetërore duke i bërë thirrje Lidhjes Rinore të vendit për të goditur “sjelljen jo të këndshme, individualiste, anti-socialiste” midis të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë fjalët e huaja, modelet e flokëve dhe veshjet që i ka përshkruar si “helme të rrezikshme”.
Daily NK, një botim në internet në Seul me burime në Korenë e Veriut, ka raportuar se tre adoleshentë ishin dërguar në një kamp riedukimi për prerjen e flokëve të tyre si idhuj të zhanrit muzikor K-pop dhe ngritjen e pantallonave mbi kyçet e këmbëve. Dhe BBC thotë se e gjithë kjo bëhet në emër të një lufte të Kim JongUn-it që nuk përfshin armë bërthamore ose raketa. Ndërkohë, analistët janë shprehur se ai po përpiqet të ndalojë informacionin e jashtëm që arrin tek njerëzit e Koresë së Veriut teksa jeta në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo pasi miliona njerëz mendohet të jenë të uritur dhe ai dëshiron të sigurojë që ata janë ende duke u ushqyer me propagandë të hartuar me kujdes nga shteti, në vend që të fitojë pamje të jetës sipas dramave të shkëlqyera koreane të vendosura në jug të kufirit në Seul, i cili është një nga qytetet më të pasura të Azisë.
Pasi vulosi kufirin e tij në përgjigje të pandemisë gjatë vitit të kaluar, vendi ka qenë më i prerë se kurrë më parë nga bota e jashtme. Madje, furnizimet vitale dhe tregtia nga Kina fqinje pothuajse u ndalën. Edhe pse disa furnizime kanë filluar të kalojnë, importet janë ende të kufizuara. BBC shkruan se ky “izolim i vetë-imponuar” e ka përkeqësuar më tej ekonominë tashmë të dështuar, ku paratë futen në ambiciet bërthamore të regjimit. Edhe vetë Kim Jong-Un ka pranuar në fillim të këtij viti se njerëzit e tij po përballeshin “me situatën më të keqe ndonjëherë që duhet të kapërcejmë”.
MIRËPO, ÇFARË THOTË LIGJI?
I pari që arriti një kopje të ligjit ishte Daily NK. “Ai thotë se nëse një punëtor kapet, shefi i fabrikës mund të dënohet dhe nëse një fëmijë është problematik, prindërit gjithashtu mund të ndëshkohen. Sistemi i monitorimit të ndërsjellë i inkurajuar nga regjimi i Koresë së Veriut pasqyrohet në mënyrë agresive në këtë ligj, ka treguar kryeredaktori, Lee Sang Yong për BBC. Ai vijon se kjo ka për qëllim “të shkatërrojë” çdo ëndërr ose magjepsje që brezi i ri mund të ketë në lidhje me jugun. “Me fjalë të tjera, regjimi arriti në përfundimin se një ndjenjë rezistence mund të formohej nëse kulturat nga vendet e tjera do të futeshin”, konstatoi Yong-u. Një nga të paktët dezertorë që u largua nga vendi vitin e fundit, Choi Jong-Hoon, ka thënë për se “sa më të vështira të jenë kohët, aq më të ashpra bëhen rregulloret, ligjet, dënimet”. “Psikologjikisht, kur barku juaj është plot dhe ju shikoni një film të Koresë së Jugut, mund të jetë për kohën e lirë. Por, kur nuk ka ushqim dhe është një luftë për të jetuar, njerëzit zhgënjehen”.
A DO TË FUNKSIONOJË?
Sulmet e mëparshme kanë demonstruar vetëm faktin sesa njerëz të shkathët kanë qarkulluar duke parë filma të huaj, të cilët zakonisht kontrabandohen përtej kufirit nga Kina. Sipas Choi-t, për disa vite, dramat kanë kaluar nëpër USB që tani janë po aq “të zakonshme sa gurët” pasi janë të lehta për t’u fshehur dhe gjithashtu janë të koduara me fjalëkalim. “Nëse shkruani një fjalëkalim të gabuar tre herë me radhë, USB-ja e fshin përmbajtjen e tij. Mund ta vendosni edhe kështu që kjo të ndodhë pas një hyrje të gabuar të fjalëkalimit nëse përmbajtja është tepër e ndjeshme”, shprehet ai.
“Ka gjithashtu shumë raste kur USB-ja është vendosur kështu që mund të shikohet vetëm një herë në një kompjuter të caktuar dhe nuk mund ta lidhni në një pajisje tjetër ose t’ja jepni dikujt tjetër. Vetëm ju mund ta shihni atë. Pra edhe nëse keni dashur ta përhapni nuk mundeni”, shpjegon Choi. Ndërkohë, Miso-ja ka rikujtuar sesi lagjja e saj u përpoq shumë për të parë filma. Ata dikur huazuan një bateri makine dhe e lidhën atë me një gjenerator për të marrë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar televizorin. Gjithashtu kujton edhe një dramë të Koresë së Jugut të quajtur “Stairway to Heaven”. Një histori epike dashurie për një vajzë që lufton së pari me njerkun e saj dhe më pas me kancerin dhe që mund të ketë qenë e famshme në Korenë e Veriut rreth 20 vjet më parë. Nga ana tjetër, Choi shprehet se kjo është gjithashtu kur magjepsja me mediat e huaja me të vërtetë mori hov duke u ndihmuar nga CD-të dhe DVD-të e lira nga Kina.
FILLIMI I GODITJES
Choi tregon se më pas, regjimi në Pyongyang, nisi të vërejë. Ai kujton sigurinë e shtetit duke kryer një bastisje në një universitet rreth vitit 2002 dhe duke gjetur më shumë se 20,000 CD. “Ky ishte vetëm një