Nju-Jork, 29 dhjetor – Lufta në Siri është “kancer në nivel global”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i sapozgjedhur i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dhe shfaqi shpresë se Uashingtoni dhe Moska do t’i tejkalojnë dallimet në qëndrimet dhe do të ndihmojnë që t’i vihet fund krizës. “Kjo luftë shkaktoi jo vetëm vuajtje të popullit sirian, por edhe reagime të ashpra, të cilët në disa raste çonin drejt aktiviteteve terroriste”, deklaroi mbrëmë ish-kryeministri portugez për televizionin portugez SIC. Guteresh konfliktin sirian e quajti “kanosje globale” dhe porositi se forcat globale duhet të vendosin që t’i jepet fund kësaj përleshjeje, që, siç theksoi, nuk mund të arrihet pa mbështetje të jashtme. Konflikti në Siri filloi në vitin 2011 si rebelim kundër presidentit Bashar al Asad, por ajo shpejtë u rrit në luftë qytetare, pasi Qeveria siriane të zbatojë masa brutale kundër kryengritësve. Në këtë luftë janë vrarë më shumë se 310 mijë njerëz, ndërsa miliona të tjera kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.