Dimri do t’i ndryshojë kushtet e luftimeve për trupat ukrainase dhe ato ruse, raportoi BBC-ja të hënën. Ndryshimet meteorologjike, sipas inteligjencës së Britanisë së Madhe, do të jenë provë e vështirë. “Drita e ditës së shpejti do të reduktohet në më pak se 9 orë në ditë, krahasuar me 15-16 orët në kulmin e verës. Kjo do të zvogëlojë numrin e veprimeve sulmuese dhe do të çojë në linja me statike mbrojtëse. Pajisjet e shikimit gjatë natës janë të shtrenjta, gjë që do të rritë hezitimin për të luftuar gjatë natës”, thuhet në raportin britanik.
Temperatura mesatare do të zbresë nga 13 gradë celsius në muajt shtator-nëntor, në zero gjatë dhjetorit dhe shkurtit. Inteligjenca britanike theksoi se personeli ushtarake që nuk ka veshje dimërore dhe dhoma të ngrohta, ka më tepër gjasa të vuajë nga të ftohtit. “Në dimër do të rritet sasia e reshjeve, shpejtësia e erës dhe reshjet e borës. Secila prej këtyre kushteve të motit do të krijojnë sfida shtesë për moralin, tashmë të ulët të forcave ruse. Kjo do të krijojë probleme edhe me mirëmbajtjen e pajisjeve”.