Diskutimi i Nejmar dhe Kavanin, gjatë ndeshjes së PSZH kundër Olimpik Lion, u zhvendos në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës finale, siç raportohet nga “L’Equipe”. Të dy lojtarët më përpara u përballën në goditjen e një penalltie, që u dështua nga uruguaiani, por kjo nuk u dha fund problemeve. Diskutimi u ngjit në temperaturë edhe më të lartë, pavarësisht se ekipi i Unai Emeri shtoi tri pikë. Ishte Tiago Silva, ai që duhej të ndërhynte për të shmangur probleme të mëdha. Gazeta franceze thotë se edicioni i saj në letër do të ofrojë më shumë detaje. Kur Nejmar dhe Kavani u larguan për në dhomat e zhveshjes, ata shkuan nëpër zonën e përzier, por nuk u ofruan deklarata gazetarëve. Mesfushori Rabiot tha se kishte qetësi në dhomat e zhveshjes. Trajneri spanjoll nënvizoi se ky diskutim nuk do të ndikojë në ekip.
Kylian Mbappe pranoi në një intervistë, të dhënë në këmbë, se ai nuk donte të godiste penalltinë, sepse “kjo i jep probleme”. Gazeta franceze thotë se Nejmar ka mbështetjen e lojtarëve brazilianë në dhomat e zhveshjes (Dani Alves, Markuinjos, Lukas dhe Tiago Silva), edhe pse sapo ka ardhur. Mësohet se mund të jetë Maksvell, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSZH, i ngarkuar për të ndërmjetësuar mes Nejmar dhe Kavani. “L’Equipe”, gjithashtu, sheh një problem në luftën për të udhëhequr në skuadër, sepse e kuptojnë se Kavani ka qenë një lojtar model brenda dhe jashtë fushës.
Megjithëse PSG është e pandalshme në “Ligue 1”, problemet nuk kanë qenë të ngadalshme për të dalë në pah dhe goditur yjet. Kavani tashmë akumulon shtatë gola në ndeshjet e “Ligue 1” dhe pesë Nejmar. Të dy duan të marrin komandën e liderit dhe uria e tyre për gola e rëndësi mund të jetë problemi kryesor i klubit në rrugën drejt titujve.