Papa Francisco mendon se sot nuk ka liderë në Evropë të cilët shikojnë kah ardhmëria. Ai në intervistë për javoren katolike belge e lavdëroi gjeneratën e politikanëve të pasluftës të cilët i vunë themelet e Bashkimit Evropian. Por konsideron se politikanët si francezi Robert Shuman, italiani Alcide De Gaspari dhe ai gjerman Konrad Adenauer vërtetë kanë punuar për bashkimin e Evropës, duke parë se me këtë se do të mundësojnë që “kurrë më nuk do të ketë luftë”. “Por, pas tyre… më nuk ka liderë, ndërsa Evropa ka nevojë për liderë, ata që shikojnë kah ardhmëria”, vlerësoi Papa. Papa Fracisco përsëri është i brengosur sepse konsideron se “pjesërisht lufta e tretë botërore është duke ndodhur” në konfliktet në Ukrainë, Lindje të Afërt, Afrikë dhe në Jemen.