“Lufta” e mjekëve me Covid 19/ Ja çfarë ndodh brenda spitalit Infektiv (Video)

46

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar për herë të parë pamje nga brenda Spitalit Infektiv ku po trajtohen pacientë me Covid 19.

Në pamjet e para të servirura për mediat dhe shikuesit duket personeli mjekësor që i vjen në ndihmë pacienteve të cilët janë të ndarë në tre kategori të ndryshme, pavioni ku janë ata në gjëndje më të mirë, terapia intensive me situatë pak më të rëndë dhe të intubuarit që janë në gjëndje kritike.

Duhet theksuar se këtë të martë është regjistruar numri më i ulët i të infektuarëve në katër javët e pandemisë në vendin tonë. Vetëm gjashtë persona janë identifikuar si mbartës të virusit nga 182 testet e kryera në orët e fundit, pra vetëm 3.3 për qind e tyre kanë rezultuar me koronavirus.

Në ndryshim nga ditët e fundit, ku numri më i madh i të infektuarëve vinin nga Shkodra, në 24 orët e fundit shifrat mbeten të pandryshueshme. Ndryshim nuk pëson as numri i pacientëve në terapi intensive, 11 në total në të dyja spitalet, te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi.

Çdo ditë autoritetet shëndetësore raportojnë për të shëruar. E thënë në përqindje 36.2 për qind janë shëruar nga 361 të infektuarit, duke përjashtuar jetët e humbura.Uljen e ndjeshme të rasteve të reja epidemiologët e shpjegojnë me respektimin e masave, veçanërisht të ruajtjes së distancës dhe gjurmimit të rasteve të kontaktit.

Për herë të parë pamje nga brenda Infektivit ku po trajtohen pacientë me Covid 19.

Për herë të parë pamje nga brenda Infektivit ku po trajtohen pacientë me Covid 19.

Publiée par VIZION PLUS sur Mardi 7 avril 2020

Comments are closed.