Derisa Anglia hynte në fushë në “Volgograd Arena” të hënën në mbrëmje, ata kishin një kundërshtarë më shumë se Tunizinë me të cilin kishin për t’u ndeshur. Jesse Lingard, Rahim Sterling dhe Denni Uelbek ishin disa nga ata në mesin e atyre që u sulmuan. Insektet irrituan lojtarët, ku shihej Sterling, i cili ishte duke fërkuar fytyrën. Eshli Jang madje iu drejtua zhveshtoreve pasi ishte me pantallona të shkurtër. Uelbek, Henderson dhe Aleksander-Arnold, shfrytëzuan rastin dhe u mbuluan veten nga koka deri te këmbët. Megjithatë, ky nuk ishte fundi i çështjes, pasi lojtarët e të dyja skuadrave vazhduan luftën me insekte deri në mesnatë. Në këtë kohë të vitit insektet janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa dhe janë të vogla. Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë, por pak ka pasur efekt. Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga.