“Luftërat” me kafshë dhe shpendë gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit mbarëbotëror, megjithatë, luftës së gjelave vëmendja më e madhe i kushtohet në Madagaskar. Banorët e këtij ishulli afrikan, nuk marrin parasysh apelin e organizatave për mbrojtjen e kafshëve, dhe me shekuj të tërë argëtohen në “luftërat” e përgjakshme të gjelave.
Një nga arenat në të cilat për çdo fundjavë mblidhen qindra të pasionuar të luftës së gjelave, ndodhet në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo. Në fillim të shekullit të 18-të, lufta e gjelave ishte organizuar për të argëtuar familjen mbretërore, ndërsa reporteri i Anadolu Agency, vizitoi këtë fundjavë një arenë të tillë dhe u vërtetua pasioni i këtij argëtimi.
“Përballja” pasurohet me vendosjen e basteve, ndërkohë që ka edhe rregulla të caktuara dhe ndarje në kategori, varësisht nga pesha e gjelit. Lufta zgjat deri në momentin kur njëri nga gjelat tërhiqet, dhe mesatarja e përballjes sillet mes 60 dhe 90 minuta. Në Antananarivo dhe në paralagjet e tij, për çdo javë mbahen nga së paku 100 “ndeshje me gjela”, ndërsa disa nga pronarët janë aq shumë të bindur në aftësitë e gjelave të tyre saqë për bast vendosin shtëpitë dhe makinat e tyre.