Këto imazhe të pabesueshme tregojnë dy kuaj të egër të përfshirë në një betejë dramatike. Samantha Couper, 28 vjeçe, i fotografoi kuajt ndërsa luftonin në një fushë në Utah.
Fotografitë e saj tregojnë një kalë të bardhë dhe rivalin e tij të kuq që përlesheshin me dy këmbët e përparme dhe kokë.
Couper e përshkroi luftën si ‘agresive’ dhe tha se në lëkurën e kalit të kuq duken qartazi shenjat e provokuara nga dhuna.
Ajo gjithashtu tha se ishte e intriguar për jetën e këtyre dy kuajve. “Cila ishte historia e këtyre? A ishte kjo lufta e tyre e parë?”, tha ajo.
‘Nëse jo, ndërveprimet e tyre filluan si lojë dhe përfunduan në një betejë të dhunshme?’