Me plot stil, i veçantë si gjithmonë mes yjeve botërore dhe mik i mirë i tyre. Ky është shqiptari i famshëm Ludovik Karrica që jeton në Zvicër, por qw vjen nga Prizreni i bukur, aty ky merr frymë sa herë vjen, siç na tregon ai në këtë intervistë. Mund ta quajmë artist shumë dimensional, kërcimtar apo një pop star si Miachel Jaknson, një këngëtar, mund të ishte dhe një super futbollist. Por si i pëlqen ta quajmë atë dhe pse nuk u realizua si duhet pasioni për futboll e shumë tjetër, na rrëfen Ludo për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si të quajmë, këngëtar, kërcimtar, lifestyle apo vetëm Ludovik?
Artist apo Künstler mirë, po unë jam dhe do mbetem Ludovik apo Ludo.
KOHA: Të shohim në avionë privat në party me yjet, falë miqësisë apo ti dhe shpenzon shumë për të qenë aty?
Fal miqësisë dhe respektit ndaj meje nuk shpenzoj, mirëpo unë nuk do të isha mik i mirë nëse gjithë do rrija duarkryq. Sepse, edhe unë fluturoj vetë me avion privat, nëse e keni parë javën e kaluar isha në Monte-Carlo për një fundjavë.
KOHA: Janë më të thjeshtë VIP e huaj apo shqiptarët?
Të huajt! Nga estrada shqipare deri më tani më i thjeshti që kam takuar ishte Getoar Selimi!
KOHA: Me cilin prej tyre do të doje të ishe gjithmonë mik?
Që 25 vite është i njëjti dhe do jetë gjithmonë DJ Antoine!
KOHA: Themi që Ludo e ka lënë muzikën dhe kërcimin apo nuk i dihet?
Çdo artist e merr një kohë të lirë apo pushimi.
KOHA: E dimë se ti je edhe një sportist i mirë, p.sh mund të ishe një futbollist shumë i mirë?
Të kisha pasur një përkrahje familjare që nga fëmijëria, ndoshta edhe unë do të isha një futbollist si janë sot yjet tanë në Diasporë.
KOHA: Je unik në jetën që bën ti kështu ke qenë dhe i vogël?
Unik lind, unik nuk mund të bëhesh.
KOHA: Nëse do të mundje të riktheje fëmijërinë do të doje të ishte e njëra rrugë dhe gjërat që ke bërë?
Nuk kam ide po ta ktheja kohën, mirëpo fakt është të shumta janë ato që kam ëndërruar si fëmijë dhe sot janë reale, më janë realizuar.
KOHA: Ke një ëndërr që s’e ke realizuar ende?
Kam një, por nëse tash do dua t’jua tregoj, nuk do të jetë më ëndërr.
KOHA: E viziton shpesh Prizrenin, vendlindjen tënde, çfarë të mungon kur je në Zvicër nga vendi yt?
Ajri i vendlindjes. Kur isha i vogël një axhë e dëgjoja kur thoshte sa ajri i pastër është këtu, tash e kam kuptuar domethënien.
KOHA: Me femrat si i ke punët, ka dikën në zemër Ludo?
Me femra gjithë mirë, por për momentin solo.
KOHA: Je për një martesë me shqiptare apo të huaj?
Të huajat nuk vijnë në pyetje.
KOHA: E mendon dasmën, do të jetë ajo me shumë të ftuar alla shqiptarçe apo ne një avion privat?
Sidoqoftë besoj që do t’i realizojmë të dyjat.