Shkup, 6 maj – Avokati, Lubomir Mihajllovski – Xhango, mbrëmë është zgjedhur kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, ndërsa zëvendës të tij janë zgjedhur Jelena Ristiq dhe Besim Rexhepi.
Mihajllovski është ish-drejtor i Drejtorisë Doganore, ndërsa ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2006.
Deri më tani Odën e Avokatëve e kryesoi Nikolla Dodevski.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Odës së Avokatëve të Maqedonisë u mbajt dje në Strugë, ndërsa votimi u bë mbrëmë.