Mançester Junajtedi fitoi 4-1 ndaj Njukasëllin, ndërsa në fushën e gjelbër u rikthye Zlatan Ibrahimoviç si dhe Paul Pogba, me çka tifozët e Junajted nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ky vikend. Francezi dhe suedezi u ndalën së bashku për të dhënë intervistën në fund të ndeshjes dhe normalisht spektakli nuk mungoi nga Ibra.
Në pyetjen e gazetarit se a ndjehet special pasi rikthimit në fushën e gjelbër, suedezi u përgjigj. “Special, një ditë tjetër, kualitet i njëjtë. Nuk jam i brengosur, nuk jam i brengosur aspak, sepse stërvitem shumë dhe stërvitem fuqishëm, sakrifikoi shumë. Është koka ime që po luan, gjuri vetëm duhet ta ndjekë, pra nuk jam i merakosur aspak”, u shpreh Ibra. Derisa gazetari ka pyetur Ibrën se a ka menduar ndonjëherë që nuk do të mund të rikthehet, kurse sulmuesi shtatlartë ka dhënë një përgjigje interesante.
“Jo, sepse luanët nuk shërohen si njerëzit”, deklaroi Ibra. Dhe normalisht pas kësaj shpërtheu e qeshura si te Ibra dhe gazetari, ashtu edhe te Pogba. Vlen të theksohet se Zlatan lëndoi ligamentin kryesor të gjurit dhe si 36-vjeçar të gjithë menduan se ai nuk do arrite të rikthehej. Por, Ibra ia doli dhe atë në kohë rekorde, duke i treguar të gjithëve si ai është gati për aventura të reja. Kujtojmë se muaj më parë kur Ibrahimoviçit i ishte ishte kërkuar të flet për sulmuesit më të mirë aktualisht në Ligën Premier, ai kishte përmendur Romelu Lukakun dhe Sergio Agueron.
Ndërsa, kur gazetari e kishte pyetur pse nuk futet vetën në këtë mes, ai ia kishte kthye: “Luanët nuk e krahasojnë veten me njerëzit normal“. Ndërkohë, Pogba siç thamë është kthyer me gol pas dy muajve larg fushës për shkak të lëndimit. Pogba thotë se është i lumtur me fitoren dhe rikthimin e tij si dhe me rikthimin e Zlatan Ibrahimoviçit dhe Markos Rojo. Ai thotë se gjeja më e rëndësishme është se Mançesteri fitoj tri pikë, transmeton gazeta KOHA.
“Ne kemi fituar, kemi fituar tri pikë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Zlatan Ibrahimoviç, unë dhe Markos Rojo u kthyem nga lëndimi, kështu që ne jemi të lumtur”, tha Pogba. Ai ka shtuar se ndjehet mirë që tashmë në skuadër janë rikthyer të lënduarit, dhe sipas tij, tani tek Junajtedi ekziston një atmosferë shumë e mirë.