Luana Vjollca suprizon përsësi, kësaj here me flokë të kuqe (FOTO)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Fotografitë që ajo publikon gjithmonë në rrjetet sociale bëhen temë e mediave, kjo ngase shpesh ajo shfaqet provokuese apo me ndonjë ndryshim drastik.

Ndër vite, Vjollca ka treguar se i pëlqen të eksperimentojë me ngjyrat e flokëve, pasi që gjithmonë është shfaqur ndryshe.

Fillimisht si biondinë, më pas me flokë të zeza, e ndërsa së fundmi vendosi të vijë në të kuqe.

Në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, Luana u ka prezantuar atyre dukjen e saj të re si një flokëkuqe. Dhe pëlqimet dhe komplimentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, të cilët edhe e kanë uruar për ndryshimin e ri.

Luana gjendet çdo javë pranë teleshikuesve përmes emisionit të saj, “Shiko kush luan”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

💣

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on