Shkup, 23 prill – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë pas disa viteve pushim këtë vit organizon marsh të 1 Majit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi është një” marshi do të fillojë para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Sindikalistët do të kërkojnë ligj më të mirë për marrëdhënie të punës, regres për pushimin vjetor për të gjithë punëtorët, marrëveshje të përgjithshme kolektive më të mirë për sektorin privat dhe publik. Ata do t’i thonë stop edhe mobingut dhe për rritjen e kufirit të moshës për pensionim.
“Kthehemi në rrugët tradicionale. Vendimi është sjellë njëzëri nga organet dhe trupat më të larta. Të gjithë kryetarët dhe këshilltarët e sollëm vendimin që më 1 Maj të marshohet dhe të thuhen kërkesat e punëtorëve”, theksoi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në konferencën e sotme për media.
Kërkesat sindikaliste, siç tha, janë dorëzuar deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Nga LSM-ja theksojnë se duhet të përpilohet ligj i ri për marrëdhënie të punës ku do të rishikohen nenet ekzistuese dhe do të futen të rinj, ndërsa një nga çështjet për të cilat do të bisedohet janë kontratat me afat të caktuar.
Marshi i 1 Majit përputhet edhe me 110 vjetorin e lëvizjes sindikaliste në Maqedoni.