Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dje dorëzoi propozim te Kuvendi dhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për miratim të Ligjit me të cilin paga minimale duhet të arrijë 18.000 denarë. LSM kërkon edhe vlera e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 60 për qind nga neto-paga mesatare mujore në tre muajt e fundit, si dhe rritje spirale e të gjitha pagave tjera në shtet.
Kërkesat e tilla sindikata i kërkon prej kohësh, ndërsa si argumente për rritjen e pagës minimale i potencon rritjen e shpenzimeve për jetesë dhe paralajmërimet për rritje të çmimit të energjisë elektrike pas Vitit të Ri.
“LSM çdo muaj e llogarit shportën minimale të sindikatës në të cilën janë përfshirë prodhimet dhe shërbimet të cilat janë më të domosdoshme për ekzistencën e një familje. Duke e shikuar rritjen e çmimeve të shërbimeve dhe prodhimeve në treg të cilat janë nga vlera vitale për një jetë normale, biseduam se nuk mund të presim deri në mars ku sipas ligjit bëhet harmonizimi i pagës minimale. Patëm rritje të madhe të ushqimit, mjeteve për higjienë dhe karburanteve dhe në bazë të llogaritjeve tona paga minimale të jetë 60 për qind nga paga e paguar mesatare, kemi bërë llogaritje e cila tregoi se paga minimale duhet të jetë 18.000 denarë”, thotë në deklaratë për MIA sekretari i përgjithshëm i LSM-së Zllatko Cvetkovski.
Pas kërkesës së LSM-së punohet edhe në analizën e ndikimit të pagës minimale ndaj ekonomisë rezultatet e para të së cilës tregojnë se rritja e pagës minimale nuk ndikon negativisht, por ndikon pozitivisht në produktivitetin e punëtorëve.
Të dhënat e fundit për shportën minimale tregojnë se ajo në tetor është rritur për 200 denarë në krahasim me shtatorin. Sipas të dhënave të LSM-së, vlera e shportës në tetor arrinte 34.584 denarë. Përqindja më e madhe e shpenzimeve mujore shkojnë për ushqim dhe shpenzime të regjimit.