Shkup, 19 qershor – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e përshëndeti masën qeveritare për pushimin e organizuar të punëtorëve me të ardhura të ulëta të ardhurat mujore të së cilëve në familje nuk e tejkalojnë neto shumën prej 22 mijë denarë, transmeton KOHA.
“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në vazhdimësi tregon për të ardhurat e ulëta të punëtorëve në shtet, veçanërisht punëtorëve të cilët marrin pagë minimale, me të cilën nuk mund t’i lejojnë nevojat kryesore për veten dhe familjen përfshirë edhe shkuarjen në pushim vjetor. Në këtë drejtim LSM e përshëndet masën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për pushimin e organizuar të punëtorëve me të ardhura të ulëta të ardhurat mujore të së cilëve në familje nuk e tejkalojnë neto shumën prej 22.000,00 denarë. LSM ju bën thirrje dhe i inkurajon punëtorët të paraqiten në thirrjen publike që ta shfrytëzojnë këtë masë”, thuhet në kumtesë.
LSM u bën apel edhe punëdhënësve të bëjnë pagesën në kohë të regresit për pushim vjetor, ndërsa përveç rritjes së pagës minimale, propozon edhe rritje graduale të pagave të të gjithë punonjësve.(koha.mk)