Shkup, 6 nëntor – LSDM tashmë ka bërë të ditur emrat e bartësve të Listave për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në Njësinë I zgjedhore, bartës liste do të jetë Stevo Pendarovski. Në Njësinë numër dy do të jetë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Bartës liste në Njësinë numër tre do të jetë Lupço Nikollovski, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë. Lideri i partisë, Zoran Zaev, do të jetë bartës liste në Njësinë numër katër, ndërsa në Njësinë numër pesë Radmilla Sheqerinska. Zëdhënësi i partisë Petre Shilegov do të jetë bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Këto emra duet sot të publikohen në Kongresin e LSDM-së, i cili fillon në orën 14.00.