LSDM-ja sot përmes një kumtese kërkoi zgjidhje të shpejtë të krizës politike dhe formim të qeverisë së re, siç thekson, sipas shumicës së dëshirës së qytetarëve dhe e cila do ta garantojë statbilitetin, sigurinë dhe ardhmërinë e mirë të qytetarëve dhe të shtetit.
“Nëse VMRO-DPMNE-ja dëshiron Maqedoni të bashkuar dhe sovrane dhe kujdeset për nevojat e qytetarëve, duhet menjëherë në mënyrë të hapur ta mbështesë Programin e Qeverisë së re reformuese, të pranojë se është opozitë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, mungesa e presidentit dhe e kryeministrit nga shteti është joserioze.
“Në kushte kur nuk ka qeveri të re, Kuvendi nuk ka kryetar, kjo është mjaft e rrezikshme dhe kërkon zgjidhje shumë të shpejtë të krizës politike. Institucionet duhet menjëherë të formohen dhe shtetet duhet të funksionojnë sipas shumicës së dëshirës së qytetarëve”, thekson LSDM-ja në kumtesë.