Shkup, 26 prill – VMRO-DPMNE 11 vite ka ushtruar torturë financiare ndaj biznesit dhe i ka futur në borxhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh këtë gjendje faktike në të cilën e sollën ekonominë, duket shumë joserioze dhe jorelevante, që pikërisht opozita të flet për huamarrje.
Shprezimet joracionale janë pasqyra e qeverisjes shkatërruese të VMRO-DPMNE-së, partia e cila ka arritur ta futë trefish më shumë shtetin në borxhe në kohën e qeverisjes së tyre kriminale dhe të mjerimit. Për dallim nga VMRO-DPMNE, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM ka arritur për vetëm 10 muaj të krijon klimë të re në fushën e ekonomisë, që me transparencë absolute ti informon qytetarët për të gjitha aktivitetet relevate që i ndërmerr Qeveria e re.
Ministria e financave ka dalur me shpjegim të saktë dhe preciz për obligacionin e ri 30 vjeçar i cila paraqet një sukses të rëndësishëm, sepse është obligacion që sinjalizon besim shkaku i afatit të gjatë.
Veprat flasin për reformat e Qeverisë së re. Reforma të cilat e kthejnë besimin e qytetarëve në institucione, sepse qytetarët për herë të parë pas 11 viteve të plota kanë mundësi të kontrollojnë punën e Qeverisë. Reforma, të cilat sjellin më shumë para tek qytetarët.
Për dallim nga qeverisja shkatërruese e VMRO-së, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM përfundimisht e kthen ekonominë në rrugën e duhur. Rekomandimin i pakushtëzuar që e mori Maqedonia është meritë edhe e reformave në ekonomi, të cilat në masë të madhe tregojnë për përmirësimin e gjendjes ekonomike në Maqedoni.