LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që VMRO-DPMNE të pranojë, siç theksojnë, se është opozitë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit. Sipas LSDM-së, “udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë dhe nuk guxon të nxisë dhunë mbi shumicën e qytetarëve dhe shumicës parlamentare”. Krahas vullnetit të qartë të shprehur të shumicës së qytetarëve për ndryshime, thekson LSDM, dhe tërë bashkësinë ndërkombëtare demokratike bën thirrje në respektimin e parimeve demokratike, të arsyes së shëndoshë dhe transfer të qetë të pushtetit.