Shkup, 22 shkurt – Partizimi dhe familjarizimi i institucioneve shtetërore janë pikërisht karakteristikë e sundimit 11-vjeçar kriminel të VMRO-DPMNE-së.
Kështu thekson LSDM në kumtesë, e cila shton se për një dekadë i ka shndërruar institucionet shtetërore në agjenci për punësim të familjarëve, miqve dhe bashkëpartiakëve
Deri ku shkohet tregon shembulli pikërisht i Hristijan Mickovskit, i cili, siç thekson LSDM nga të gjithët profesorë të Fakultetit të Makinerisë, u bë asistent i babait të tij, me të cilin edhe së bashku kanë shkruar libra dhe libra shkollorë”,
Partia qeveritare pyet nëse Mickovski do t’i përcjellë shembujt dhe për shkaqe morale do të japë dorëheqje nga Fakulteti i Makinerisë, për shkak se nga aq shumë profesorë ai ka qenë asistent pikërisht tek babai i tij?
Gjithashtu LSDM thonë se VMRO-DPMNE ka shansën të dëshmohen dhe t’i tërheqin familjarët e tyre nga pozicionet që i kanë siguruar gjatë sundimit 11 vjeçar.
“Babai dhe motra e sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i punësuar në QMK dhe MPB, të heqin dorë nga vendet e punës Edhe ata 625 personat e punësuar në REK Bitolla, i punësuar përmes listave partiake të VMRO-DPMNE-së”, shtohet më tej në kumtesë.