LSDM: VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional dhe të pavarur të institucioneve

3

Shkup, 7 nëntor – Udhëheqësia antiperëndimore  e VMRO-DPMNE-së nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional dhe të pavarur të institucioneve. Pikërisht VMRO-DPMNE për 11 vjet ndaj institucioneve sillej sikur të jenë kompani e tyre private ku punësojnë vetëm anëtarë partiakë dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së, thuhet në reagimin e LSDM-së për media.

Përmes partizimit masovik dhe presioneve ndaj të punësuarve në administratë, shtohet më tej në kumtesë, VMRO-DPMNE krijoi institucione të partizuara në të cilat qytetarët nuk arrinin të kenë marrëdhënie profesionale dhe shërbime në kohë.

“Kjo marrëdhënie ndaj institucioneve dhe qytetarëve si dhe partizimi masovik i administratës përfundoi me largimin e VMRO-DPMNE-së në opozitë. Përmes procesit të filluar të reformave, institucionet profesionalizohen dhe punojnë në mënyrë të pavarur dhe në interes të qytetarëve. Të gjithë qytetarët kanë qasje të barabartë për punësim dhe për të gjithë vlejnë rregulla dhe kritere të njëjta dhe për të gjithë të punësuarit kanë përgjegjësi të njëjtë”, thuhet në kumtesë.

Me reformat, sipas LSDM-së, institucionet shtetërore dhe administrata publike, punojnë lirshëm, në mënyrë të pavarur, me përgjegjësi, në mënyrë profesionale dhe vetëm në interes të qytetarëve, në vend se në interes të partive, siç ishte gjatë qeverisjes kriminele 11-vjeçare të VMRO-DPMNE-së.

Comments are closed.