Injorimi i një problemi aq të rëndësishëm si ndotja e ajrit dhe mosndërmarrja e asnjë mase për zgjidhje për plotë 11 vite është një tipar i moskujdesjes dhe papërgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe mjedisit jetësor nga ana e VMRO-DMPNE-së.
Udhëheqja anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së edhe sot tregoi të njëjtën papërgjegjësi dhe nuk ka as plan, as ndonjë propozim apo vizion.
Kundër kësaj sjelljeje, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, qyteti i Shkupit, komunat dhe institucionet e shtetit vazhdimisht ndërmarrin masa për zgjidhjen e problemit me ndoten e ajrit.
Aktivitetet për rinovimin e sipërfaqeve të shkatërruara të gjelbra vazhdojnë për çdo ditë në nivel të të gjitha komunave. Si pjesë e atyre veprimeve, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gazi Babës e rregulluan parkun finlandez në vendbanimin e Çentos, me sipërfaqe prej 13 mijë metra katrorë.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja së bashku me të gjithë institucionet kompetente vazhdon për angazhimet për një mjedis më të shëndosh për jetesë dhe ajër më të pastër për të gjithë qytetarët.
LSDM