Shkup, 18 mars – VMRO-DPMNE-ja e mbron dhunën e 27 prillit. Partia që mbron krim dhe dhunues është simbol për përgjigj të paligjshëm, simbol i shkeljes sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut, sot të aktrojë shqetësim për përgjim, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut, njofton Koha..
“Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohen që drejtësia filloi të funksionojë, që zbardhet hyrja brutale në 27 prill kur në sulm të organizuar ka ndodhur tentim për vrasje të deputetëve dhe grusht shtet. Në vend të shqetësimit të rremë, VMRO-DPMNE t’i lërë institucionet ta kryejnë hetimin e filluar”, theksojnë në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate. (koha.mk)