Shkup, 2 korrik – Partia VMRO-DPMNE simbol i lajmeve të rreme duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat që çdo ditë i përhap.
Partia opozitare dje paturpësisht ka gënjyer se numri i padive të të punësuarve ndaj MPB-së në baza të ndryshme arrin 3500, derisa në realitet numri është shumë më i vogël.
Në pallatin e çmuar nuk kanë kurrfarë kredibiliteti të flasin për institucione profesionale, VMRO-DPMNE është e bllokuar në matricën e keqpërdorimeve dhe presioneve ndaj institucioneve dhe për këtë kjo parti është kundër procesit të vetingut në polici, kundër profesionalizimit të institucioneve.
Në vend të vesit që të gënjejnë, VMRO-DPMNE-ja duhet të pajtohen se besimi në MPB rritet, ndërsa policia funksionon si mik i vërtetë dhe mbrojtës i qytetarëve.(koha.mk)