LSDM kërkon nga VMRO-DPNE dhe institucionet vendore sjellje në interes të shtetit, pasi do të pasojë procesi i formimit të qeverisë së re, sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Nesër dhe në ditët në vazhdim institucionet të sillen konform interesave shtetërore dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë së re.Kjo është mpënyra e vetme që vendi të kthehet në rrugën e eurointegrimeve, theksojnë me anë të një komunikate nga LSDM. Në zgjedhje kredibile, të pranuara na opinion i brendëshëm dhe ndërkombëtar, shumica e qytetarëve të Maqedonisë zgjodhën ndryshimet. Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur në formën e vetme demokratike në demokraci parlamentare, zgjedhjet, kanë të drejtë kushtetuese ta formojnë shumicën parlamentare. Institucionet e sistemit nuk guxojnë të pengojnë të zugjedhurit e popullit ta kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së. Socialdemokratët theksojnë se 67 deputet, të cilët përfaqësojnë rreth 700.000 qytetarë, presin që kuvendi dhe presidenti Gjorge Ivanov, të përgjigjen në obligimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së re.“Qytetarët në Maqedoni presin stabilizim dhe përparim, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka paraqitur porosi të qartë se në demokraci secili duhet ta pranojë shumicën parlamentare”, thekson LSDM. Sipas k;saj partie bllokimi i proceseve demokratike e dëmtoi ekonominë, sidomos në disa muajt e fundit dhe po i pengon proceset e domosdoshme reformuese. “Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së patjetër të përmbahen nga nga aktivitetet që nxisin tensione ndëretnike, shprehje të urrejtjes dhe që i shqetësojnë qytetarët me lajme të rrejshme”, theksojnë nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, e ka publikuar programin e qeverisë së re reformatore e cila I garanton karakterin unitar të shtetit, sundimin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social, theksojnë nga LSDM.