Shkup 17 gusht Vazhdon histeria e përhapjes së lajmeve të rreme nga ana e VMRO-DPMNE-së, kjo parti nuk tregoi se a është kundër anëtarësimit në NATO?
Edhe pse të gjitha gënjeshtrat e deklaruara nga ana e VMRO-DPMNE-së ishin demantuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë partia opozitare vazhdon me përhapjen histerike të lajmeve të rreme.
VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim të qartë për çështjen e rëndësishme për ardhmërinë e vendit ndërsa në anën tjetër në mënyrë histerike përhap lajme të rreme, direkt apo indirekt të lidhura me progresin e Maqedonisë në NATO.
Qytetarët në tërë Maqedoninë u gëzuan dhe dolën për të festuar lajmin e bukur, ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Vetëm nga VMRO-DPMNE-ja nuk ka asgjë, nuk ka gëzim për lajmin i cili është i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë.
Opinioni pret përgjigje a është VMRO-DPMNE-ja kundër anëtarësimit në NATO?
VMRO-DPMNE-ja kriminale mund të mësoj se si punohet në mënyrë transparente, me përgjegjësi dhe llogaridhënie, duke u kujdesur për qytetarët.
Qeveria menjëherë publikoi raport të plotë për kremtimin “Ecim para Maqedonia në NATO dhe BE” dhe opinioni i di të gjitha detajet rreth të gjitha shpenzimeve të përgjithshme, të realizuara në procedurë lidhore dhe transparente.
Llogaridhënia dhe transparenca ishin emër abstrakt në kohën e VMRO-DPMNE-së.
Regjimi funksiononte në bazë të marrëveshjeve “dil oriented”, kërkoheshin provizione me shuma milionëshe për një rrugë, skemat e parajsës dhe kompani off-shor në Belize shërbenin për pompimin e parave të qytetarëve, askush nuk e dinte se ku përfunduan paratë e qytetarëve.
Procedura të shumta gjyqësore të cilët janë në rrjedh e konfirmojnë atë dhe nga përfundimi i tyre qytetarët do të fitojnë përgjigje.