Shkup, 10 janar – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), me anë të një kumtese ka theksuar anagazhimin siç thonë ata permanent për të përmirësuar kushtet për një jetë më të mirë për qytetarët, njofton Koha.
“Qeveria e kryesuar nga LSDM vazhdon me zbatimin e masave të projektuara që i zvogëlojnë shpenzimet dhe e lehtësojnë jetën e qytetarëve. Me udhëheqjen ekonomike të financave, me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive, në Buxhet janë liruar mjete për sigurimin e mjekimit spitalor falas për pensionistët me pensione të ulëta si edhe shërbime shëndetësore falas specialisto-konsultative dhe shërbime spitalore shëndetësore për personat pranues të asistencës sociale”, thonë nga LSDM-ja.
Sipas tyre, kjo do të thotë se këtë vit pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë liruar nga pagesa e participimit në kuadër të mjekimit spitalor në institucionet shëndetësore spitalore.
“Njëherësh, shfrytëzuesit e të drejtës së asistencës sociale në të holla janë liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore specialisto-konsultative dhe spitalore. Kjo masë dot’u ndihmojë personave pranues të asistencës sociale dhe personave të cilët marrin pensione më të ulëta të marrin shërbime shëndetësore në kohë, cilësore dhe falas, me çka do të ulen shpenzimet e tyre por edhe do të zhvillohet shkalla e mbrojtjes shëndetësore”, theksojnë nga LSDM.
Mëtje në komunikatën e tyre për media thuhet se Qeveria e kryesuar e LSDM-së vazhdon të zbatojë masa të cilat sigurojnë shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët. (Koha.mk)