Udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së me çdo kusht e mbron Nikolla Gruevskin dhe përpiqet me presion publik t’i pengojë institucionet në përndjekjen e krimit.
Kështu thekson LSDM-ja në kumtesë ku shtohet se jo vetëm që e mbrojnë me çdo kusht, por Mickovski dhe udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së përmes presioneve publike përpiqen t’i parandalojnë institucionet publike në përndjekjen e krimit.
“Askush, madje as anëtarët e VMRO-DPMNE-së antiperëndimore nuk janë mbi ligjin dhe drejtësinë. Çdo qytetar pa dallim cilës parti i takon, ka detyrim të legjitimohet nëse kjo i kërkohet nga një person i autorizuar zyrtar”, theksohet në kumtesë.