Shkup, 8 nëntor 2018 – Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk ka kontakt me realitetin, tatimi progresiv e zvogëlon varfërinë dhe e ulë ndasinë mes qytetarëve.
Udhëheqësia konfuze antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së tregon se nuk ka asnjë kontakt me realitetin dhe situatën faktike, kanë thënë sot nga LSDM.
“Udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së sot e pranoi se tatimi progresiv i referohet vetëm 1 për qindëshit të qytetarëve me të ardhura më të larta, qytetarët e tjerë ngelen në shkallën e deritanishme të tatimit. Me tatimin e tillë progresiv do të sigurohet tatim korrekt dhe i drejtë ndaj qytetarëve, ndërsa e zvogëlon hendekun ekonomik mes qytetarëve të cilën VMRO-DPMNE e thelloi me 11 vitet e sundimit kriminal, kur mijëra qytetarë ishin në skaj të ekzistencës. Qeveria e LSDM-së mbetet e përkushtuar plotësisht për tatim korrekt dhe të drejtë si dhe përmirësim të statusit ekonomik të grupit më të rrezikuar të qytetarëve. Reforma tatimore dhe ajo sociale- pensionale sigurojnë shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët, sa do që të jetë e papranueshme për udhëheqësinë antipopullore të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së