LSDM: ‘TVSH-ja ime’ jep rezultate, për një muaj mbi 44 milionë denarë u kthyen tek qytetarët

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thihet se “projekti ‘TVSH-ja ime’ që filloi më 1 korrik të këtij viti jep rezultate të shkëlqyeshme”.

Sipas të dhënave të fundit të DAP, thonë nga LSDM, për 24 ditë aplikacionin e kanë marrë rreth 135.000 persona, dhe janë skanuar mbi 5 milionë llogari fiskale

“Vlera e llogarive fiskale të skanuara është mbi 2.5 miliardë denarë, ndërsa TVSH-ja për kthim tek qytetarët është mbi 44 milionë denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti kthen para tek qytetarët në llogaritë e tyre bankare dhe se sipas vlerësimeve në fund të secilit vend, rreth 50 milionë euro do të përfundojnë tek qytetarët.