Kuvendi e solli vendimin historik me të cilin Maqedonia zgjodhi ardhmëri në vend të izolimit. Rruga drejt NATO-s dhe BE-së është e pastër, ndërsa për atë meritë më të madhe kanë qytetarët, por edhe 80 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilët me procedurë demokratike u thanë stop ndarjeve dhe e çuan Maqedoninë drejtë unifikimit kombëtar.
Mickoski, Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE-së mbrëmë edhe njëherë dëshmuan se janë figura anti-perëndimore dhe anti-maqedonase të cilët Maqedonisë i sjellin vetëm të këqija, kriminalitet dhe varfëri.
Qytetarët dhe shumica parlamentare i kthyen shpinën të keqes të udhëhequr nga Mickoski.
Maqedonia zgjodhi të vazhdojë në rrugën e integrimit dhe aleancës. 80 deputetë lirshëm dhe me bindjen e vet votuan për ardhmërinë e BE-së dhe NATO-s.
Humbësi Mickoski tani do të duhet të ndalet me presionet dhe mbjelljen e frikës dhe do të duhet të heqë duart e regjimit të tij nga të gjithë deputetët në Kuvend. Tani janë krijuar kushte për mbështetje edhe më të madhe në Kuvend për rrugën të cilën Maqedonia e zgjodhi, dhe ajo është zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. Kjo rrugë meriton mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvend, sepse nënkupton prosperitet ekonomik, një shtet me rregulla evropiane dhe pajtimit kombëtar midis faktorëve politik dhe midis qytetarëve.
Institucionet kompetente kanë për obligim të mbrojnë deputetët nga të gjitha kërcënimet dhe presionet të cilët i bëjnë Mickoski dhe udhëheqja anti perëndimore e VMRO-DPMNE.
Qytetarët e njohin dhe e përshëndetin këtë hap historik të 80 deputetëve që siguron pajtim dhe unifikim kombëtar rreth interesave të larta shtetërore.
80 heronj morën përgjegjësinë që ky hap i papërsëritshëm historik për ardhmërinë e vendit, koha është për tu bashkuar të gjithë.