LSDM: Të zezat e VMRO-DPMNE-së dhe politikat antiperëndimore të Mickoskit i pret humbje në çfarëdo lloj zgjedhje

0

Shkup, 14 janar – Maqedonia u dha fund ndarjeve, fund izolimit dhe pasigurisë dhe u nis përpara.  Identiteti i Maqedonisë  është garantuar njëherë e përgjithmonë dhe pranuar nga gjithë bota,  ndërsa e ardhmja e Maqedonisë  në BE dhe NATO është siguruar, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Kjo do të thotë plotësim i prioriteteve të larta strategjike të shtetit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Gjorge Ivanov dhe Janko Baçev janë pjesë e një grupi të vogël, të margjinalizuar i cili është kundër BE-së dhe NATO-s. Mickoski, Baçev dhe Ivanov do të mbahen mend  si disa të cilët punuar  kundër të ardhmes, por nuk arritën, ishin mposhtur, theksohet më tej.

Gjithë bota demokratike e përshëndet zbatimin e Marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese me çka hapet rruga  për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE dhe NATO.

Vetëm VMRO-DPMNE-ja antiperëndimore e udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdon të punojë  në kundërshtim me interesat  kombëtare dhe shtetërore.

“Të zezat e VMRO-DPMNE-së dhe politikat antiperëndimore të Mickoskit i pret humbje  në çfarëdo lloj zgjedhje. Për atë kërkojnë,  mirëpo luten  të mos i fitojnë. Kur do të ketë zgjedhje nuk varet nga  dëshirat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, por nga prioritetet e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në kumtesë.

“Por, kurdo që të ketë zgjedhje, çfarëdo që të jenë ato, VMRO-DPMNE, Mickoski dhe Baçev  mund të përgatiten vetëm për humbje, ato janë tregim i përfunduar  dhe një pjesë e të kaluarës së errët”, theksohet më tej.

Qytetarët nuk do të lejojnë as Ivanov të ri, as Gruevski të ri, qytetarët u përcaktuan për të ardhme të ndritshme dhe as Mickoski as VMRO-DPMNE  nuk do t’i kthejnë në të kaluarën e errët.

Comments are closed.