Qeveria e re reformuese e qytetarëve me të vërtetë do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve është prioritet i lartë. Kjo është paraparë në Programin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, prej ku kërkohet që të mundësohet formim sa më i shpejtë i Qeverisë me qëllim, siç thonë, sa më parë të implementohen politikat e reja shëndetësore.
Nga LSDM-ja theksojnë se sistemin shëndetësor që do ta vendos qeveria e re do të jetë cilësor dhe efikas dhe do të kujdeset vetëm për nevojat e qytetarëve. “Asnjëherë më të mos përsëriten rastet me vdekje për shkak të interesave kriminale, që sollën aparatet jo të drejta dhe jopërkatëse dhe politikat e pandërgjegjshme për shkak të së cilave pacientët operohen nëpër korridore, foshnjat dhe nënat vdesin nga mungesa e gjinekologëve, nuk ka fasha për plagë nëpër spitale, njerëzit mjekohen në institucione shëndetësore të ruinuara, qytetarët e humbin jetën në automjete të prishura të Ndihmës emergjente”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.