Kryetari i komisionit për ekonomi i LSDM-së Dragan Tevdovski sot deklaroi se është përpiluar propozim ligj me të cilin parashikohet rritje e pagës minimale në 12 mijë denarë dhe i cili menjëherë pas formimit të qeverisë së re do të vendoset në procedurë kuvendore.
“Paga minimale tashmë do të ishte rritur, nëse nuk bllokohej puna e Kuvendit dhe nëse zgjatet dhëna e mandatit për krijimin e Qeverisë. Shtyrja e drejtpërdrejtë i prek në xhep punëtorët të cilët punojnë për pagë minimale. Propozim ligji veçmë është përgatitur. Qeveria e re, menjëherë pas formimit, në konsultime me partnerët social, do ta lëshojë në procedurë kuvendore ligjin për rritjen e pagës minimale”, tha Tevdovski në konferencën për media. Ai theksoi se neto paga minimale do të vlejë edhe për industrinë e tekstilit, rrobat dhe lëkurën që do të thotë se rreth 42.,000 punëtorë do të marrin nga 2.410 denarë më shumë çdo muaj.
“Të gjithë punëtorët e tjerë të cilët marrin pagë minimale do të marrin nga 1.920 denarë më shumë se deri tani”, tha Tevdovski. Planifikohet edhe formim i fondit për mbështetje të standardit jetësor për të punësuarit në industrinë tekstilit, rrobave dhe lëkurës, e cila punëdhënësve do t’u mbulojë një pjesë nga rritja e pagës, ndërsa kontroll për pagesën e pagës minimale, krahas Inspektoratit të Punës, do ta kryejë edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.