Shkup, 27 korrik – VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickoski vazhdimisht refuzojnë ta përkrahin suksesin e Maqedonisë dhe vazhdimisht mundohen ta pengojnë të ardhmen e Maqedonisë. VMRO-DPMNE jo vetëm që nuk duan shteti të shkojë përpara, por kanë edhe së paku 30 skenarë të errët përmes të cilëve duan Maqedoninë ta bëjnë peng të tyre, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.
1. VMRO-DPMNE dëshiron Maqedonia të mbetet e izoluar dhe prandaj mundohet ta pengojë inkuadrimin në BE dhe në NATO.
2. VMRO-DPMNE dëshiron të luftojë vetëm për amnistimin e krimit të familjes.
3 VMRO-DPMNE është mësuar t’i mundojë votuesit, dhe dëshiron ta shkurtojë të drejtën e tyre të referendumit të vendosin vetë për të ardhmen e shtetit.
4. VMRO-DPMNE nuk dëshiron media të pavarura dhe prandaj para referendumit e pengon sjelljen e Ligjit për media.
5. VMRO-DPMNE dëshiron kufij të pasigurt, konflikt dhe pasiguri, prandaj është kundër NATO-s dhe BE-së.
6. VMRO-DPMNE është ngujuar në të kaluarën dhe flet vetëm për trillime në vend se për të ardhmen.
7. VMRO-DPMNE e kërkon të kaluarën me institucione të partizuara ku administrata është nën diktat, prandaj janë kundër reformave evropiane.
8. VMRO-DPMNE dëshiron sërish të kthehet koha e gjyqësisë Svarovski.
9. VMRO-DPMNE përhap ndarje dhe qytetarët i klasifikon në tanët dhe tuajët, në maqedonas dhe jomaqedonas.
10. VMRO-DPMNE vajton për investitorë të dyshimtë si Subrata Roj.
11. VMRO-DPMNE e përkrah dhunën, dhe akoma më keq, kërkon amnisti për dhunuesit e 27 prillit.
12. VMRO-DPMNE dhe Mickoski dhe mentorët e tij e duan të kaluarën, që sërish në mënyrë ilegale të përgjojnë dhe t’u marrin frymë në qafë mijëra qytetarëve.
13. VMRO-DPMNE, Mickoski dhe familja duan ta vjedhin popullin e tyre, përmes provizioneve dhe tenderave kriminele, duan shtet pa rend dhe për atë janë kundër BE-së dhe NATO-s.
14. VMRO-DPMNE sërish dëshiron të arrestojë gazetarë dhe mbyll media.
15. VMRO-DPMNE-ja destruktive sërish do të nxiste tensione ndëretnike.
16. Mickoski dhe VMRO-DPMNE sërish do të dëshironin të organizojnë kundër-protesta siç bënin me vite.
17. VMRO-DPMNE sërish dëshiron MPBO-VMRO në vend se MPB.
18. Sërish VMRO-DPMNE pa turp do ta falsifikonte vullnetin e qytetarëve dhe mund t’i vjedh zgjedhjet si në disa cikle zgjedhore të mëparshme.
19. VMRO-DPMNE-ja kriminele sërish kërkon abolim të shumë kriminelëve të udhëheqsisë së partisë.
20. VMRO-DPMNE sërish me dhunë mund të dëbojë deputetë nga Kuvendi sikur më 24 dhjetor.
21. VMRO-DPMNE-ja destruktive do të dëshironte sërish të qërojë hesape me kundërshtarë, veçanërisht me sektorin qytetar.
22. VMRO-DPMNE dëshiron të kthehet koha e goditjeve policore në media, në sulme të gazetarëve dhe familjeve të tyre.
23. VMRO-DPMNE ka për qëllim t’i kthejë defterët e Gordana Jankullovskës si mënyrë e vetme e funksionimit të gjyqësisë.
24. VMRO-DPMNE-ja shkatërruese dhe kriminele sërish mund të shpenzojë mbi 500 milionë euro në gjips karton dhe barok të rremë për shkak të realizimit të dëshirave të Nikolla Gruevskit.
25. VMRO-DPMNE sërish do të dëshironte të dakordojë provizione prej mbi 20 milionë euro për autostradat e dështuara.
26. Mbrojtja e vetme në të cilën gjendet VMRO-DPMNE-ja është mbrojtja e krimit dhe puna joligjore.
27. VMRO-DPMNE-ja sërish do t’i fshihte vrasjet e bëra nga ana e pjesëtarëve të policisë.
28. VMRO-DPMNE sërish do të nxiste qytetarë me dhunë të hyjnë dhe të dëmtojnë ndërtesa komunale për shkak të mbrojtjes së interesave të biznesit.
29. VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish mund t’i maltretojë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit me testime eksterne.
30. VMRO-DPMNE sërish dëshiron t’i shantazhojë, maltretojë dhe poshtërojë bujqit dhe punën e tyre.
“Edhe krahas të gjithave, përpjekjet e VMRO-DPMNE-së ta shtyjnë Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë në errësirë dhe izolim nuk arrijnë. Skenarët e errët kanë dështuar dhe qytetarët qartë i njohin”, thuhet në kumtesë.
Qytetarët e Maqedonisë dhe Maqedonia, shtohet më tej, meritojnë të ardhme të ndritshme dhe nuk guxon t’u merret mundësia ta shprehin vullnetin e tyre të lirë. Qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë, të thonë PO për BE dhe NATO përmes përkrahjes së Marrëveshjes me Greqinë.