LSDM: Rizgjedhje e tërësishme e gjykatësve

LSDM sot përmes kumtesës paralajmëron rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve, duke theksuar se askush nuk do ta pengojë drejtësinë në Republikën e Maqedonisë.

“Në Maqedoni do të zbatohen reforma tërësore sipas raporteve të Rajhard Pribe dhe të Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve, e jo sipas ditektivave partiake si deri më tani. Për këtë shkak të  gjitha përpjekjet e krimnelëve, dhe shpresave, se mund ta evitojnë drejtësinë janë të padobishme”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

I porosis institucionet, siç qëndron në tekst, të mos tërhiqen në mbrojtjen e pushtetit kriminal në largim, e cila nuk zgjedh cilin do ta tërheqë me vete, në panik nga ndryshimet që vijnë.

Theksojnë se kështu kanë vendosur mbi 612.000 qytetarë të Maqedonisë dhe se ai proces është i pandalshëm.