Shkup, 11 shtator – Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski me iniciativën për referendum po përpiqet të ruaj karrigen e tij në Pallatin e Bardhë të VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti thonë se nisma është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit maqedonas dhe është i orientuar kundër eurointegrimit të shtetit.
“Të gjitha institucionet zyrtare në BE konfirmuan se procesin e negociatave për anëtarësim e bëjmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër të gjuhës maqedonase. Por, Mickoski me çdo çmim vepron në mënyrë antievropiane dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe sipas nevojave personale”, thonë nga LSDM.