Shkup, 9 gusht – Qytetarët janë dëshmitarë se si është kur rregullat dhe drejtësia vlejnë për të gjithë, amnisti nuk do të ketë, VMRO-DPMNE të mësohet në këtë!
Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia me hapa të shpejtë ecë përpara, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, si vend përparimtar, i lirë dhe demokratik, mes tjerash edhe shkaku se ndërmerren hapa që sollën deri në funksionimin e shtetit juridik, joselektiv dhe të përgjegjshëm.
Një nga arsyet pse 11 vite Maqedonia ishte e mbërthyer dhe në vendnumëro ka qenë kriminaliteti, korrupsioni, drejtësia selektive apo më saktë padrejtësia që me vite mbronte krimin e Gruevskit, familjes dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së.
Prandaj kjo parti e ka vështirë të kuptojë rëndësinë e fjalëve “drejtësi” dhe “përgjegjësi” por le të mbledh guximin partia VMRO-DPMNE dhe të mësohet se amnisti nuk do të ketë- drejtësi ka!
Derisa VMRO-DPMNE e mbron krimin, LSDM bashkë me gjitha forcat progresive, qytetarë, shoqata, organizata, siguron të ardhme për Maqedoninë si anëtarë të NATO-s dhe BE-së me identitetit të forcuar.
Pa dallim të sjelljes jo të përgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit do të shfrytëzojnë shansin historik për përparim, do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë.